Faqja e Pare | Sporti | Rikthehen emocionet e futbollit kosovar

Rikthehen emocionet e futbollit kosovar

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

 Pas një pushimi të gjatë, sot nis stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Ky do të jetë stinori i parë pas shpalljes së pavarësisë së vendit dhe njohjes së tij ndërkombëtare. Njëherësh ky pritet të jetë stinori i fundit, i cili e gjen futbollin e Kosovës jashtë UEFA-s e FIFA-s. 
Pikërisht duke pasur parasysh këto dy fakte, motivi tek futbollistët, por edhe tek të gjithë pjesëmarrësit e tjerë të lojës së futbollit do të jetë më i madh, për të dëshmuar vlerat dhe për të rinkonfirmuar se e meritojnë të pranohen në institucionet ndërkombëtare të futbollit. Pa dyshim lufta për titull do të përqendrohet tek dy skuadrat e para në renditje, Prishtina dhe Vëllaznimi, ngase ngecja në pikë ndaj këtyre dy skuadrave thuajse ua pamundëson skuadrave tjera që të synojnë të përfshihen në këtë betejë. Shumë më e gjerë pritet të jetë lufta për t’iu shmangur tri pozitave të fundit në renditje, të cilat nuk sigurojnë mbetjen në elitë. Natyrisht se asnjëra prej skuadrave nuk ka dëshirë që të humb statusin e skuadrës elite, sidomos duke pasur parasysh faktin se në edicionin e ardhshëm pritet që skuadrat të luftojnë për dalje në Evropë. Megjithatë skuadrat më të rrezikuara mbesin KEK-u, Kosova (V), Shqiponja, por edhe Fushë-Kosova, Flamurtari e Besiana. Sot zhvillohen tri, derisa nesër zhvillohen pesë ndeshjet e tjera të javës së 16-të. Skuadra kampione e vjeshtës, Prishtina sfidën e parë pranverore do ta ketë në Podujevë ndaj Besianës. Në vjeshtë bardhekaltërit shënuan fitore bindëse, 5:0. Edhe në ndeshjen e sotme ata llogariten favoritë absolut, por meqenëse fusha në Podujevë është tejet e papërshtatshme, atëherë sigurisht se fitorja nuk do të jetë aq e lehtë për t’u realizuar. Skuadra e Drenicës pret t’i gëzohet fitores para tifozëve të vet në duel me Shqiponjën, pasi kjo e fundit është duke u përballur me një krizë të madhe në të gjitha aspektet. Ndërkohë një mision shumë më të vështirë do ta ketë KEK-u, që para tifozëve të vet do të ballafaqohet me Trepçën’89. Skuadra kastriotase në dimër bëri një ripërtëritje të plotë të skuadrës, duke angazhuar vetëm futbollistët nën moshën 20-vjeçe, por përkundër këtij fakti ajo gjatë fazës përgatitore tregoi lojëra të mira në disa ndeshje miqësore. Nga ndeshjet e nesërme s’do mend se kërshërinë më të madhe të dashamirëve të futbollit, veçmas atyre gjilanas, do ta zgjojë derbi lokal, Gjilani-Drita, i cili pritet të thyejë një rekord tjetër të shikueshmërisë, pasi ka disa ditë që qyteti i Gjilanit është veshur në petkun e ngjyrave të këtyre dy skuadrave. Ndeshje interesante pritet të jetë edhe sfida ndërmjet Fushë-Kosovës dhe Vëllaznimit, ku fushëkosovarët synojnë ta frenojnë skuadrën më të përforcuar gjatë pushimit dimëror.
Do theksuar se emocionet nga të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës do të keni rastin t’i përjetoni nëpërmjet valëve të Radio Kosovës, duke filluar nga ora 14:00.


Sot
E shtunë
Drenica – Shqiponja
Besiana – Prishtina
KEK-u – Trepça’89

E diel
Gjilani – Drita
Besa – Trepça
Kosova (V) – 2 Korriku
Fushë Kosova - Vëllaznimi
Flamurtari – Hysi
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00
 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0