24 ore lajme: Berluskoni tash bëhet tifoz i Interit Berluskoni tash bëhet tifoz i Interit ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 07 March, 2008 05:57:00 Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni duket se ka vendosur që të bëjë tifo për skuadrën e Interit. “Për kë tash bëjë tifo? Definitivisht për Interin’, ka thënë Berluskoni, një ditë pas eliminimit të skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve. “Nëna ime ka qenë e punësuar tek kompania e familjes Morati, kurse personalisht jam mik me Masimon. Shpresoj se skuadra e tij do ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve, në mënyrë që ta festojmë së bashku. Ndoshta kjo deklaratë e imja nuk do t’iu pëlqej tifozëve të Milanit, por unë vërtet kam dëshirë që trofeun ta fitojë Interi”, ka shtuar numri 1 i Milanit. Interi do të luajë ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales ndaj Liverpulit para tifozëve të vet dhe do të mundohet ta shkrijë epërsinë prej dy golave të skuadrës angleze.