Seksionet
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Casanata e rradhes nga Cassano
Titulli me perfekt per Antonio Cassanon. I denuar tashme me 5 ndeshje dhe 15 mije euro gjobe. Ky eshte pozicioni me i fundit i Antonio Cassanos. Lojtar i Realit te Madridid i huazuar nga Sampdoria ne Itali. Nderkohe qe Sampdoria po ben te gjitha perpjekjet per te marre kartonin e tij nga Reali i Madridit, Cassano eshte perjashtuar me karton te kuq ne ndeshjen e fundit te Sampdorias kunder Torinos ne kampionatin italian. Mirepo ne vend qe ketu te kishte qene fundi, per Cassanon ketu eshte vetem fillimi i casanates se tij. I rritur ne Barin e vjeter ai ka bere rolin e te fortit duke e kercenuar arbitrin per kartonin e kuq duke i hedhur fanelen dhe duke i thene se ketu jam dhe po te pres pas ndeshjes. Kjo ka mjaftuar per Komisionin arbitrar qe ta denoje ate me pese ndeshje. Klubi i Sampdorias beri te ditur se nuk do ta apeloje kete vendim, duke e quajtur te drejte denimin dhe tashme pritet edhe nje gjobe nga ana e klubit per Cassanon. Tashme duket vertet e veshtire per te mos thene e pamundur pjesmarrja e Cassanos ne ekipin kombetar te Italise ne Kampionatin europian kete vit. Ai eshte cilesuar nje kampion nga loja por eshte sjellja e tij qe e ka demtuar rende gjate gjithe karrieres.
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj