24 ore lajme: Maradona: Për mua loja e Argjentinës është monotone Maradona: Për mua loja e Argjentinës është monotone ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 04 March, 2008 05:47:00 Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, nuk është aspak i kënaqur me lojën e kombëtares së Argjentinës. "Që të jem i sinqertë, me gjithë respektin që kam, më duhet të them se loja e kombëtares argjentinase është monotone. Kemi luajtur ndaj rivalëve mesatar dhe nuk kemi treguar asgjë. Ndërkohë na pret ndeshja me Brazilin, që ka gjithë ato yje", ka theksuar Maradona, i cili ka propozuar që barrën kryesore në lojën e kombëtares argjentinase ta bartin lojtarët e rinj si Mesi, Tevez dhe Aguero. Përveç këtyre tre lojtarëve, Maradona ka veçuar edhe anëtarin e Boka Juniorsit, Huan Roman Rikelme, ndërkohë që për lojtarët e tjerë të kombëtares ai nuk ka folur.