24 ore lajme: NBA: Juta Xhez shijoi fitoren e 16-të me radhë në shtëpi NBA: Juta Xhez shijoi fitoren e 16-të me radhë në shtëpi ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 04 March, 2008 05:38:00 Gjatë mbrëmjes së kaluar në NBA janë zhvilluar tri takime. Juta Xhez ka shënuar fitore para tifozëve të vet ndaj Dallas Maveriks, me rezultat 116:110, kurse këtë takim e karakterizoi ndërhyrja e ashpër e Dirk Novickit ndaj Andrej Kirilenkos. Në fakt, Novicki në përpjekje për ta bllokuar basketbollistin rus e tërhoqi për krahërori, duke e rrëzuar në parket. Kirilenko pësoi lëndim në kofshë dhe u detyrua ta braktis lojën. Për Xhezerat kjo ishte fitorja e 16-të me radhë para tifozëve të vet. Karlos Buzer ishte më efikasi tek Juta, me 28 pikë, kurse Deron Uilliams kontribuoi me 17 pikë. Tek Dallasi më efikasët ishin Xhosh Hauard, me 25 pikë dhe Dirk Novicki, me 23 pikë. Rezultatet Nju Jork - Nju Orlins 88:100 Juta - Dallas 116:100 LA Klipers - Filadelfia 80:106