NBA: Juta Xhez shijoi fitoren e 16-të me radhë në shtëpi
Gjatë mbrëmjes së kaluar në NBA janë zhvilluar tri takime. Juta Xhez ka shënuar fitore para tifozëve të vet ndaj Dallas Maveriks, me rezultat 116:110, kurse këtë takim e karakterizoi ndërhyrja e ashpër e Dirk Novickit ndaj Andrej Kirilenkos.
Në fakt, Novicki në përpjekje për ta bllokuar basketbollistin rus e tërhoqi për krahërori, duke e rrëzuar në parket. Kirilenko pësoi lëndim në kofshë dhe u detyrua ta braktis lojën. Për Xhezerat kjo ishte fitorja e 16-të me radhë para tifozëve të vet. Karlos Buzer ishte më efikasi tek Juta, me 28 pikë, kurse Deron Uilliams kontribuoi me 17 pikë. Tek Dallasi më efikasët ishin Xhosh Hauard, me 25 pikë dhe Dirk Novicki, me 23 pikë.
Rezultatet
Nju Jork - Nju Orlins 88:100
Juta - Dallas 116:100
LA Klipers - Filadelfia 80:106



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj