24 ore lajme: Java e 25-te. Interi i Milanos perseri +9 Java e 25-te. Interi i Milanos perseri +9 ================================================================================ Edi Barci on 27 February, 2008 03:29:00 Kush do ta thyeje Interin? Kjo pyetje u be perseri edhe ne javen e 25-te te kampionatit italian te futbollit. Ishte nje ndeshje e shumepritur ajo midis Interit dhe Romes, pra vendit te pare dhe te dyte. Por rezultati i ndeshjes e la te pandryshuar diferencen e pikeve midis tyre. Pra Interi vazhdon te kryesoje perseri me +9 pike distance nga vendi i dyte. Roma humbi edhe nje mundesi tjeter shume te mire per te ngushtuar kete diference pasi tre minuta para perfundimit te ndeshjes kryesonte 1-0 me golin e Totit ne minuten e 38-te. Ishte kapiteni i kampioneve Zaneti i cili barazoi ndeshjen ne 1-1. Interi pothuaj se e ka mbyllyr kampionatin ne Itali. Per te qendron nje llogari e hapur ne Champions ku do te perballet ne ndeshjen e kthimit me 19 Mars me Liverpulin dhe do te kerkoje te permbyse rezultatin 0-2 te ndeshjes se pare. Rezultatet e Javes se 25-te te kampionatit italian qe u luajten kete te merkure jane: Juventus - Torino 0-0 Atalanta - Sampdoria 4-1 Katania - Milan 1-1 Fiorentina - Livorno 1-0 Xhenoa - Napoli 2-0 Inter - Roma 1-1 Lacio - Rexhina 1-0 Palermo - Empoli 2-0 Parma - Udinese 2-0 Siena - Kaljari 1-0 Kryeson Inter me 61 pike dhe pastaj vijne Roma me 52, Juventus 48, Fiorentina 44.