Java e 25-te. Interi i Milanos perseri +9
Kush do ta thyeje Interin? Kjo pyetje u be perseri edhe ne javen e 25-te te kampionatit italian te futbollit. Ishte nje ndeshje e shumepritur ajo midis Interit dhe Romes, pra vendit te pare dhe te dyte. Por rezultati i ndeshjes e la te pandryshuar diferencen e pikeve midis tyre. Pra Interi vazhdon te kryesoje perseri me +9 pike distance nga vendi i dyte. Roma humbi edhe nje mundesi tjeter shume te mire per te ngushtuar kete diference pasi tre minuta para perfundimit te ndeshjes kryesonte 1-0 me golin e Totit ne minuten e 38-te. Ishte kapiteni i kampioneve Zaneti i cili barazoi ndeshjen ne 1-1. Interi pothuaj se e ka mbyllyr kampionatin ne Itali. Per te qendron nje llogari e hapur ne Champions ku do te perballet ne ndeshjen e kthimit me 19 Mars me Liverpulin dhe do te kerkoje te permbyse rezultatin 0-2 te ndeshjes se pare. Rezultatet e Javes se 25-te te kampionatit italian qe u luajten kete te merkure jane:
| Juventus - Torino | 0-0 |
| Atalanta - Sampdoria | 4-1 |
| Katania - Milan | 1-1 |
| Fiorentina - Livorno | 1-0 |
| Xhenoa - Napoli | 2-0 |
| Inter - Roma | 1-1 |
| Lacio - Rexhina | 1-0 |
| Palermo - Empoli | 2-0 |
| Parma - Udinese | 2-0 |
| Siena - Kaljari | 1-0 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj