Seksionet
Votim: Kutite
Kembengulja e Berishes per te mos hapur kutite tregon:
Kategoria e pare. Dhune ne Tepelene.
Dhune ne takimin Tepelena-Pogradeci. Kjo e ushtruar ndaj gjyqtarit kryesor te takimit Shkelqim Balliu. Ai publikisht kërkon dënimin e shkaktarëve në mënyrë që raste të tilla poshtëruese mos të ndodhin më mbi bluzat e zeza. Sipas Balliut, në tërësi 90 minutëshi shkoi pa shumë probleme, edhe pse në disa raste u shfaqën reagime euforike të vendasve. Dhuna filloi pas përfundimit të takimit dhe shkak u bë anulimi i një goli. “Topi u fut në rrjetë, por më parë futbollistët vendas kishin ndërhyrë dhunshëm ndaj portierit pogradecar. Ky rast shërbeu që pas rënies së bilbilit më qëlluan me grusht në nofull, më pas në sy dhe nga prapa filluan të më godisnin me shkelma në brinjë derisa unë u rrëzova në tokë. Por ajo që është më skandaloze ka të bëjë me faktin se me turmën e madhe të futbollistëve që filluan të na godisnin u bashkuan edhe drejtues të ekipit të Tepelenës. Goditjet i shkaktuan plagë në kokë njërit prej gjyqtarëve anësorë. Pasi u futëm në dhomat e zhveshjes na u desh më shumë se një orë për t’u larguar dhe vetëm me ndihmesën e policisë”. Gjyqtari Balliu thekson për këtë ngjarje të rëndë gjithçka i është relatuar me hollësi FSHF-së. Ndërkaq, edhe zëvendëstrajneri pogradecar, Ardi Abazi, tregon plot shqetësim për dhunën që përjetuan në përfundim të takimit Tepelena-Pogradeci. “Kam vite që merrem me futboll, por një ngjarje kaq të trishtueshme si ajo në Tepelenë ku u dhunuam, më parë nuk e kam parë as me sy. Fillimi i lojës ishte korrekt, por pas dhënies së dy pozicioneve jashtë loje të rregullta nga anësori i takimit, filloi presioni ndaj gjyqtarëve. Ata u ofenduan dhe u goditën. Nuk reagoi as policia dhe as vëzhguesi i federatës”. Shpesh ndodh ky fenomen ne futbollin shqiptar. Futbolli eshte nje loje e bukur dhe popullore e cila duhet shijuar dhe jo dhunuar ne kete menyre. Organet kompetente duhet te gjejne ilacin e kesaj semundje dhe ti kthejne perseri fushat e futbollit ne argetim per sportdashesit.
Vlereso artikullin



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj