24 ore lajme: Dinamo, vendi i pare dhe traineri i shkarkuar. Dinamo, vendi i pare dhe traineri i shkarkuar. ================================================================================ Edi Barci on 24 February, 2008 07:20:00 Paradokse te kampionatit shqiptar. Dinamo shkarkon trainerin e saj pas vetem nje humbjeje dhe ajo me nje nder ekipet me te mire sic eshte Partizani. Theksojme se Agim Canaj e ka mbajtur Dinamon ne vend te pare per jave e jave dhe i ka dhene tonin kampionatit te vaket shqiptar. Si mund te shkarkohet nje trainer se humbi nje ndeshje dhe kryeson kampionatin me tre pike? Per me teper nje si Agim Canaj, nje nga lojtaret dhe traineret me te mire te Shqiperise. Eksperienca ka treguar se nderrimi i trainerit tek nje skuader kryesuse nuk ka dhene rezultate pozitive per pjesen e mbetur te kampionatit. Por le te mendoje Dinamo se kush do te zevendesoje Agim Canajn dhe cfare pret nga traineri i ri. Me siguri objektivi do te jete vazhdo si Agim Canaj dhe fito kampionatin. Pra sidoqofte puna e Canajt nuk mund te hidhet poshte. Objektivi i tij ishte vendi i pare dhe Dianmo eshte ne vend te pare.