24 ore lajme: Kosove - U S A edhe ne futboll. Kosove - U S A edhe ne futboll. ================================================================================ Edi Barci on 23 February, 2008 06:50:00 Nuk ka ku te shkoje me mire. Edhe ne futboll Kosova kerkon te zhvilloje miqesoren e pare me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Lajmin e ben te ditur vete kryetari i Federates Kosovare te Futbollit, Fadil Vokrri, i cili thekson per mediat kosovare se kjo mbetet ne kuadrin e nje deshire, pasi skuadra e pare qe ka prenotuar Kosoven, sipas te gjitha gjasave, do te jete Kroacia. Ka qene trajneri i Kroacise, Sllave Bilic, ai qe ka kerkuar dicka te tille. Federata e Kosoves eshte gati ta pranoje kete takim, edhe pse deshira e kryetarit Vokrri eshte qe Kosova e pavarur te luaje takimin e pare miqesor me SHBA-ne. “Normalisht qe deshira ime eshte qe kundershtari i pare i Kosoves ne arenen nderkombetare te jene Shtetet e Bashkuara te Amerikes, thote Vokrri. Ma merr mendja se na takon qe ne ndeshjen e pare tone zyrtare te ndeshemi me SHBA-te, pas gjithe asaj perkrahjeje te madhe qe kemi pasur nga ky vend”. Megjithate, Vokrri nuk e ka perjashtuar mundesine qe Kosova ndeshjen e pare ta realizoje me ndonje kombetare tjeter. Sipas tij, ne konsiderate mund te vijne Shqiperia, Maqedonia dhe Turqia. Le te shpresojme se edhe kjo do te behet realitet