Seksionet
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Kosove - U S A edhe ne futboll.
Nuk ka ku te shkoje me mire. Edhe ne futboll Kosova kerkon te zhvilloje miqesoren e pare me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Lajmin e ben te ditur vete kryetari i Federates Kosovare te Futbollit, Fadil Vokrri, i cili thekson per mediat kosovare se kjo mbetet ne kuadrin e nje deshire, pasi skuadra e pare qe ka prenotuar Kosoven, sipas te gjitha gjasave, do te jete Kroacia. Ka qene trajneri i Kroacise, Sllave Bilic, ai qe ka kerkuar dicka te tille. Federata e Kosoves eshte gati ta pranoje kete takim, edhe pse deshira e kryetarit Vokrri eshte qe Kosova e pavarur te luaje takimin e pare miqesor me SHBA-ne. “Normalisht qe deshira ime eshte qe kundershtari i pare i Kosoves ne arenen nderkombetare te jene Shtetet e Bashkuara te Amerikes, thote Vokrri. Ma merr mendja se na takon qe ne ndeshjen e pare tone zyrtare te ndeshemi me SHBA-te, pas gjithe asaj perkrahjeje te madhe qe kemi pasur nga ky vend”. Megjithate, Vokrri nuk e ka perjashtuar mundesine qe Kosova ndeshjen e pare ta realizoje me ndonje kombetare tjeter. Sipas tij, ne konsiderate mund te vijne Shqiperia, Maqedonia dhe Turqia. Le te shpresojme se edhe kjo do te behet realitet
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj