Nga maji 2008 Trapattoni do te jete traineri i ri i Irlandes
Perfundimisht Irlanda ka gjetur njeriun e duhur. Nga Maji i vitit 2008 Xhiovanni Trapattoni, tekniku i suksesshem italian do te jete traineri i ri i Irlandes.Ai eshte takuar se fundi me tre perfaqesuase te Fedeartes Irlandeze dhe kane arritur nje marreveshje qe ai te drejtoje uniformat e gjelberta te Irlandes. Kjo do te ndodhe vetem pas prillit 2008 pasi Trapattoni ka nje kontrate me Salisburgun e Austrise. Nga Maji 2008 fillon aventura e trainerit italian ne stolin irlandez ku pritet te firmose nje kontrate 3 vjecare. Gjithashtu Liam Brady, ish mesfushori irlandez i Juventusit dhe Interit ne vitet '80 do te jete pjese e stafit teknik ne rolin e menaxherit te pergjithshem, rol i cili ekziston edhe ne disa ekipe te tjera kombetare si ai i Gjermanise. Trapattoni 68 vjecar pritet ti jape nje impuls te ri ekipit kombetar irlandez. Debutimi i tij do te jete me 24 Maj 2008 ne ndeshjen miqesore kunder Serbise ne Kroke Park. Pikerisht kjo lidhje e Trapattonit me Federaten Irlandeze ishte nje nga arsyet qe Harri Haan i tha po ekipit kombetar te Shqiperise ne futboll, pasi sic dihet edhe ai ishte nje nga kandidatet e stolit te perfaqesueses irlandeze ne futboll.



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj