Seksionet
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Shqiperia me e forte se Kroacia
Nuk deshiron ta besoje qe Kroacia e tij humbi 0-3 me Holanden ne fushen e saj. Ndeshja ne “Poljud” te Splitit ishte nje termet per kroatet dhe ish-trajneri i Shqiperise eshte nder te paret qe intervistohet nga gazetaret. “Mezi mundem ta besoj, humbja nga Holanda ishte e papritur dhe e pakuptueshme, - thote Baric, - si trajner i shqiptareve luajta dy here ndaj tyre dhe nuk m’u duken kaq te forte. Askush, madje as Luksemburgu, nuk u mund ne eliminatore ndaj Holanda me 2 gola diference e siper”. Cfare ka ndodhur? Veterani 75-vjecar e ka gati pergjigjen: “Ose Van Basten me ne fund e zbuloi skuadren e duhur, ose kemi bere prapa ne (kroatet), - gjykon ai, - nuk eshte mire kur dike e lavderon tej mase, sic ndodhi me Bilicin, atehere nje rezultat i tille djeg shume”. Si trajner i stilit mbrojtes, Herr Oto kritikon Bilicin per dobesi ne pjesen e prapme te skuadres. “Ai duhet te punoje me shume me mbrojtjen, sepse gjate mandatit te tij ka zbuluar vetem nje lojtar te ri me karakteristika mbrojtese, Corluken”, - perfundoi ish-trajneri i Shqiperise, ne biseden per gazeten “Jutarnji List”.
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj