Seksionet
Votim: Kutite
Kembengulja e Berishes per te mos hapur kutite tregon:
Kosova mposhti Sirine
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka shënuar fitore në takimin e tretë miqësor në Stamboll. Pas humbjeve në dy takimet e para ndaj Libisë, kosovarët kanë arritur të mposhtin Sirinë, e cila nuk ishte në nivel me basketbollin e shfaqur nga Libia në dy ditët e kaluara.
Gjithsesi, duhet përgëzuar edhe lojën e mirë të basketbollistëve kosovar, të cilët me angazhim maksimal arritën që në fund të shënojnë fitore, me shifrat 77:71. Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Mazreku, me 26 pikë, kurse Azemi realizoi 20 pikë. Epërsia më e madhe e Kosovës ishte 15 pikë 64:49. Nga fundi i ndeshjes ajo u shkri në vetëm 5 pikë, por me tre pikë të Mazrekut u sigurua fitorja. Pas ndeshjes përzgjedhësi, Arben Krasniqi u shpreh i kënaqur me lojën e treguar nga djelmoshat e tij. “Ky është ky sukses për ne, pasi ne nuk jemi me përbërjen e plotë. Siria është e përforcuar me dy brazilian të cilët u treguan lojë cilësore, por ne shënuan fitore me meritë. Në takimin e nesërm do të jetë shumë më vështirë pasi lojtarët janë të lodhur”, ka theksuar Krasniqi. Në anën tjetër, përzgjedhësi i Sirisë, Ahmad Othman u shpreh: “Më pëlqeu përfaqësuesja e Kosovës, pasi luajti lojë agresive dhe atraktive. Ekipi ynë është shumë i ri dhe nuk ka përvojë. Shpresoj se në ndeshjen e dytë do të jemi më të suksesshëm”. Basketbollistët e Kosovës nesër zhvillojnë dy ndeshjet e fundit gjatë turneut në Turqi. Në orën 10:00 takohen për herë të dytë kundër Sirisë, ndërsa në orën 17:00 zhvillojnë ndeshjen kundër Jemenit.Kosova: Azemi 20 , Podvorica 2, Berisha 3, F. Rugova , Kuraja, G. Rugova 13, Breca 3, Asllani 1, Hajrizi 2, Veseli, Ferizi 7 dhe Mazreku 26.
Siria: Alimusa 5, Mrjani 11, Esmak, Arjo 6, Nallbandian 4, Jakop 19, Almalh 1, Isa 4, Abod 9, Kazina 2 dhe Bagzin 10.
Vlereso artikullin



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (2 vendosur):
Vendosni komentin tuaj