Seksionet
Votim: Kutite
Kembengulja e Berishes per te mos hapur kutite tregon:
Fitorja e Shqiperise mbetet deshire edhe ne miqesore
Nëse me Portugalinë themi na dënoi fati, apo përballë ishte një nga skuadrat më të forta në botë, në ndeshjen me Gjeorgjinë nuk ka justifikime, qoftë edhe të tipit ishte vetëm një miqësore, apo u provuan shumë lojtarë. Dikush mund të thotë se për çfarë na duhej kjo fitore, por gabohet, sepse përveç që në fushën e lojës hyhet për këtë qëllim, të gjithë tifozët kuqezinj e prisnin një sukses pas kaq kohësh "thatë". Pastaj kjo fitore le të ishte edhe për trajneri Kuzhe, që do të ishte e para me Shqipërinë. Mjaftojnë këto arsye, pa përmendur që të gjithë të rinjtë që u provuan, apo ata lojtarë që janë aktivizuar pak minuta, do të fitonin më shumë kredibilitet. Megjithatë, ndeshja me Gjeorgjinë nuk mund të "nxihet", sepse ekipi ynë luajti shumë më mirë se kundërshtari. Ndoshta na goditi shpejt ai gol i fillimit të ndeshjes, sepse ishte i vetmi rast i gjeorgjianëve, të cilët e shfrytëzuan me efikasitet. Kuqezinjtë e ngrenë menjëherë lojën dhe fillojnë sulmet e njëpasnjëshme, por mungon pasi final, nga krahët, apo në qendër të zonës së kundërshtarit dhe për pasojë, mungon konkretizimi, pavarësisht dëshirës së Salihit & Co. Depërtimet e Muzakës dhe të Agollit nga krahët i dhanë goxha impuls lojës sonë nga krahët, por krosimet nuk ishin të pranishme shumë në zonë. Por duhet thënë që edhe loja e Kapllanit nuk ra shumë në sy. Ndërsa Vila ka bërë një tjetër paraqitje të mirë, pas asaj me Milanin, duke qenë kandidat serioz për një vend në kombëtaren e re që po krijohet. Ndërsa Gjeorgjia në pjesën e parë u mundua ta gjejë të papërgatitur edhe një herë tjetër mbrojtjen tonë, por Dallku, Beqiri dhe Curri krijuan menjëherë barrierën. Kështu mbyllet pjesa e parë me avantazhin e miqve. Në pjesën e dytë Kuzhe menjëherë bën dy zëvendësime për të rritur fuqinë sulmuese. Hyn Bylykbashi në vend të Currit dhe Berisha në vend të Muzakës. Dhe menjëherë diçka fillon të lëvizë për mirë, por goli vazhdon t'i mungojë ekipit tonë. Për të ardhur te gjuajtja e Agollit nga distanca dhe rezultati barazohet. Një shpërblim për punën e palodhur të Agollit në disa ndeshje, sidomos në ndeshjen e fundit me Portugalinë. Por duke dashur të imitojnë Agollin, gjuajtjet e tjera janë të pafuqishme, ose jashtë kuadratit. Pastaj hyn në lojë Hyka dhe më pas Lika. Hyka menjëherë bën diferencën në krahun e tij dhe jep disa topa në zonë, por që nuk shfrytëzohen si duhet. Përpjekjet nuk mungojnë deri në fund, kur rastin më të mirë e ka në minutat shtesë Hyka, i cili nuk arrin t'ia kalojë topin portierit gjeorgjian mbi kokë. Ishte rasti më ideal i ndeshjes, çka do të ishte kompensimi më i mirë për atë gol të pësuar në fund nga Portugalia katër ditë më parë. Por ja që fati sërish nuk është me ne. Ndërsa kundërshtari pothuajse gjatë gjithë pjesës së dytë nuk u duk te porta e Ujkanit. Këtë e pranoi edhe trajneri Kuper pas ndeshjes, duke përgëzuar në mënyrë të veçantë mesfushën shqiptare. Përfundimisht, barazim, por që nuk ka kënaqur të pranishmit në stadiumin "Qemal Stafa", të cilët besonin shumë te fitorja, madje ua kanë kërkuar me ngulm edhe në kor gjatë gjithë ndeshjes futbollistëve tanë. Tani të gjithëve na duhet të presim ndeshjen miqësore me Qipron në gusht për të shpresuar te fitorja, që duhet thënë që na mungon prej kohësh, që kur fitonim me Maltën në Tiranë. Më 9 shtator pastaj përsëri një ndeshje në shtëpinë tonë, me Danimarkën, kryesuese të grupit tonë, që në Kopenhagen na mundi 3-0. Pra, shanset për të dalë te fitorja e shumëpritur janë më shumë me Qipron, edhe pse duhet thënë që ky kundërshtar është rritur ndjeshëm kohët e fundit. Zhgënjimet le të mbarojnë me Gjeorgjinë.
Vlereso artikullin



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (7 vendosur):
Politikanat meren me besniz e populli i shkret merret me politik hajde hajde qka dmth kjo.
Vendosni komentin tuaj