24 ore lajme: Morati: Interi nuk do ta shesë Balotelin Morati: Interi nuk do ta shesë Balotelin ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 04 December, 2008 01:10:00 Presidenti i Interit, Masimo Morati, ka përsëritur edhe një herë se klubi zikaltër do të shesë disa lojtarë gjatë afatit të janarit, por ka thënë se Mario Baloteli do të qëndrojë në klub. "Dikush sigurisht do të largohet nga klubi, por iu sigurojë se Baloteli nuk do të lëviz", ka theksuar Morati. Më pas numri një i Interit ka folur edhe për anketën e "France Football" për çmimin "Topi i artë", të cilin e fitoi Kristiano Ronaldo. "Kam qenë i befasuar që Zlatan Ibrahimoviqi ka marrë aq pak pikë këtë vit. Ne do të mundohemi ta ndihmojmë, në mënyrë që të ketë një fushatë të suksesshme në edicionin e ardhshëm. Ne do të punojmë për të...", është shprehur Morati.