Shnajder dëshiron që Van der Vart të bashkohet me Realin
| Futbollisti holandez, Uesli Shnajder ka pohuar se dëshiron që të shoh bashkëkombësin e tij, Rafael van der Vart në fanellën e Real Madridit. Këta dy futbollistë kanë luajtur bashkë edhe te Ajaksi, prandaj Shnajder ka shprehur dëshirën që të luajë përkrah Van der Vartit edhe në “Santiago Bernabeu”. |
| “Do të ishte një gjë e shkëlqyeshme që të luajmë së bashku me të edhe në Madrid. Ai mund të luaj si mesfushorë apo edhe në të njëjtin rol që luan Raul, afër qendërsulmuesit. Po ashtu, ai është komfor edhe në dy pozitat e mesfushorit të qendrës. Me një fjalë, ai është futbollist që mund të luajë në shumë pozita dhe do të jetë tejet i rëndësishëm për skuadrën tonë, pasi na pret një edicion tejet i gjatë dhe i vështirë”, ka theksuar Shnajder. Holandezi është shprehur i lumtur që Shusteri i lejon të luajë lojën e tij. “Kam shumë liri kur luaj dhe Shusteri më pyet vazhdimisht se ku dëshiroj të luaj. Unë mund të luaj si në krahun e djathtë, ashtu edhe krahun e majtë dhe në mesfushë. Natyrisht, roli im i preferuar është në krahun e majtë, por kur të gjejë hapësirë unë vërsulem edhe në sulm”, ka përfunduar Shnajder. |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj