Galiani: Ronaldinjo na solli 30 mijë parapagues
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani, ka bërë të ditur se transferimi i Ronaldinjos në "San Siro" ka filluar të shpaguhet menjëherë. "Ronaldinjo menjëherë na ka sjellë një rritje të dukshme të entuziazmit në mesin e tifozëve.
Deri më sot pas ardhjes së tij kemi shituar madje 30 mijë bileta vjetore", ka theksuar Galiani, duke shtuar: "Pa dyshim Ronaldinjo është një futbollist i madh. Mbetet të shohim nëse ai do të na bëjë diferencën edhe në fushën e lojës. Unë personalisht besoj se ai do ta bëjë një gjë të tillë. Ai asnjëherë në karrierë nuk ka pasur asnjë lëndim serioz. Koha do të dëshmojë se sa i qëlluar ishte transferimi i tij. Trofetë nuk fitohen në korrik dhe gusht".Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj