Real Madridi ofron vetëm 6 milionë euro për Van der Vartin
| Reali i Madridit duket se nuk do të heq dorë nga blerja e futbollistit holandez, Rafael van der Vart dhe dëshiron që qysh në këtë edicion ta ketë në radhët e veta. Megjithatë, oferta e tyre prej 6 milionë euro, assesi nuk i ka kënaqur drejtuesit e Hamburgut, skuadër në të cilën luan momentalisht futbollisti holandez. |
| "Nuk dëshirojmë as të bisedojmë nëse oferta është e tillë", kanë bërë të ditur drejtuesit e klubit gjerman. Van der Vart edicionin e kaluar ishte futbollisti më i mirë i Hamburgut, kurse për të ardhmen e tij ai thekson: "Ndjehem mirë te Hamburgu dhe nëse do të largohem nga këtu, atëherë këtë do ta bëjë vetëm në rast se paraqitet ndonjë ofertë shumë e mirë dhe vjen nga ndonjë klub i madh. Reali është një skuadër shumë e madhe dhe njëra nga më të mëdhat në historinë e futbollit, por nëse klubit tim nuk i pëlqejnë kushtet, atëherë sigurisht se nuk do të largohem". |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj