Pele kritikon Uejn Runin
| Legjenda e futbollit botëror, Pele, ka kritikuar sulmuesin e Mançester Junajtedit, Uejn Runi, për shkak të temperamentit të vrullshëm. Runi është i njohur si lojtar 'gjaknxehtë', kurse shembulli i fundit është ndëshkimi me karton të kuq në ndeshjen përgatitore me skuadrën jugafrikane, Kaise Çiefs. |
| "Më pëlqen Runi, por ai nuk e ka arritur nivelin më të lartë që pas Kampionatit evropian 2004. Ai ka pasur dy-tri edicione të mira, por më pas ka pasur rënie në formë. Nuk e di pse i ndodhi një gjë e tillë. Kur lojtarët kundërshtarë përballen me të, Runi duhet të mësojë se si të mbrohet, e jo t'i sulmojë fizikisht. Nëse mëson mirë se si të mbrohet në duele, atëherë më lehtë do të mund t'i kontrollojë edhe veprimet e tij", ka theksuar Pele. |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj