Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Sporti | Çelzi ofron 60 milionë euro për Robinjon

Çelzi ofron 60 milionë euro për Robinjon

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

 Sipas të përditshmes londineze "The Guardian", klubi i Çelzit i ka ofruar Real Madridit 60 milionë euro, për të transferuar brazilianin Robinjo. "Të luash nën drejtimin e Luis Felipe Skolarit për mua do të ishte një ëndërr e realizuar. Ai është njëri nga trajnerët më të mirë në botë dhe unë gjithmonë kam folur fjalë të mira për të. 
Më vjen mirë që edhe ai ka mendim të mirë për mua. Që para pesë vjetësh, kur në Evropë kam qenë plotësisht i panjohur, ai më ka ftuar të luajë në një ndeshje humanitare. Kjo më ka mjaftuar për të kuptuar se për çfarë njeriu bëhet fjalë", ka theksuar Robinjo, i cili vetëm pak ditë më parë ka thënë se nuk dëshiron të bëhet pjesë e transferimit të Kristiano Ronaldos, sepse dëshiron të qëndrojë te Reali. Braziliani Robinjo u bashkua me Real Madridin në vitin 2005 nga Santosi, kurse deri më tash ka luajtur 130 ndeshje në fanellën e "klubit mbretëror". Në edicionin e kaluar ai shënoi 32 gola në Ligën spanjolle. 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0