Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Sporti | Igli Tare jep doreheqjen nga futbolli

Igli Tare jep doreheqjen nga futbolli

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Ne moshen 35-vjeçare, Igli Tare ka thene mjaft. Ish-futbollisti i kombetares shqiptare, nje nga sportistet e pare pas viteve '90, qe kerkoi me guxim te niste karrieren ne Evrope, eshte detyruar te vari kepucet ne gozhde. Nje terheqje zyrtare jo vetem nga kombetarja, ku siç theksoi biondi shtatlarte, e ndiente se mund te jepte akoma per vete faktin se luante ne kompeticione te rendesishme, por nga sporti i futbollit. I prekur nga vendimi me i rendesishem I jetes se tij, ka kerkuar te shenoje edhe ne fund golin me te bukur: publikimin e ketij lajmi aty ku mesoi abc e futbollit dhe perpara tifozeve shqiptare. Ka shpjeguar arsyen e vertete te largimit nga futbolli, nje keshille e vlefshme per adhuruesit e tij dhe per te gjithe brezat e ardhshem te futbollisteve. Ka folur per te ardhmen qe eshte e lidhur me Lacion. Nuk ka dashur te polemizioje me federaten shqiptare, ndersa ka ndier keqardhje me menyren se si u largua nga kombetarja. Karriren e vertete futbollistike, Igli Tare e nisi ne Gjermani, pas vetem nje viti me Partizanin ne sezonin 93-94. Mbrojti ngjyrat e Karlsruher, Kaizerslautern dhe Fortuna e Dyseldorf, ku me keta te fundit ne vitet '97-'99 shenoi plot 24 gola. Ne vitin 2001 u shperngul ne Itali me Breshen, ku ne dy sezone shenoi 15 gola, ndersa luajti edhe per dy skuadra te tjera, Bolonja dhe Lacio. Ai e mbrojti fanellen e kombetares shqiptare 67 here, duke shenuar 10 gola per Shqiperine, qe nga debutimi i tij, ne vitin '97.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0