Ujfalushi nënshkroi me Atletiko Madridin
Kapiteni i kombëtares së Çekisë, Tomas Ujfalushi (30-vjeç) ka braktisur radhët e Fiorentinës dhe karrierën do ta vazhdojë në Atletiko Madrid. Ujfalushi kaloi në radhët e klubit madrilen si lojtar me status të lirë, ngase në fund të muajit të kaluar i skadoi kontrata katërvjeçare. "Tomasi është i lumtur që karrierën do ta vazhdojë në Atletiko", ka theksuar menaxheri i lojtari çek, Dalibor Lacina.
Ujfalushi e nisi karrierën në Sigma, kurse para transferimit në Fiorentinë, ai luajti edhe në skuadrën e Hamburgut. Mbrojtësi çek është përforcimi i dytë i Atletiko Madridit gjatë kësaj vere, pasi më parë për këtë klub nënshkroi edhe mbrojtësi i Ajaksit, Jon Heitinga.
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj