24 ore lajme: Edhe Ruset ne cerekfinale. Edhe Ruset ne cerekfinale. ================================================================================ Edi Barci on 19 June, 2008 01:40:00 Ruset ishin ekipi i fundit qe mori bileten per cerekfinalet e kampionatit europian duke bere qe suedezet te presin biletat e kthimit me shpejt sesa e kishin parashikuar. Ruset fituan 2-0 fale edhe strategjise te trajnerit te tyre, holandezit Gus Hidink.Suedisë i mjaftonte edhe barazimi, por ka zhgënjyer totalisht. Spanja mund edhe kampionët e Europës Me të rikthyerin Andrej Arshavin, Rusia ka besuar shumë te kualifikimi për në çerekfinale dhe në fund ia ka arritur qëllimit, pasi ka mundur 2-0 Suedinë. Skuadra e drejtuar nga holandezi Gus Hidink ka luajtur më mirë se Suedia, së cilës i mjaftonte edhe barazimi për ta kaluar fazën në grupe. Rusët, shumë më lart në aspektin fizik, kanë sulmuar gjatë gjithë 90-minutëshit, ndërsa suedezët ishin mjaft të ngadaltë në fushë. Pavliçenko e ka zhbllokuar rezultatin, në minutën e 24-t, por ka goditur edhe shtyllën në pjesën e parë. Arshavin, i cili kthehej nga skualifikimi, ka luajtur një ndeshje të mirë dhe ka dyfishuar shifrat në minutën e 50-të. Edhe pse në disavantazhin e dy golave, suedezët nuk sulmuan rrezikshëm, duke u pajtuar me skualifkimin. Rusët patën edhe disa raste të pastra, por nuk mundën ta trefishonin rezultatin. Në çerekfinale ata do të gjejnë skuadrën më në formë të europianit, Holandën, që duhet t'i ruhet ndonjë surprize të mundshme të mjeshtri Gus Hidink.Ndërkohë, grekët, kampionët në fuqi të Europës, nuk kanë mundur të marrin asnjë pikë në këtë kampionat, pasi janë mundur edhe nga Spanja, me rezultatin 2-1. Greqia e mbylli në avantazh pjesën e parë, falë një goli të shënuar nga Haristeas, por spanjollët kanë përmbysur gjithçka dhe e kanë mbyllur fazën në grupe me pikë të plota, ashtu si Holanda dhe Kroacia. De la Red barazoi, ndërsa Guiza, 2 minuta para se të mbyllej koha e rregullt, shënoi golin e fitores për skuadrën e Aragonesit. Spanja, që dje luajti me formacionin e dytë, do të përballet në çerekfinale me Italinë. Ciftet cerekfinaliste do te luajne si meposhte: Portugali – Gjermani Kroaci – Turqi Spanjë – Itali Holandë – Rusi