Valon Berhami dhe e ardhmja e tij ne Europe.
Per Valon Berhamin Lazio eshte akoma zyrtarisht klubi i tij, por per sherbimet e tij jane te interesuar shume klube ne Europe. Claudio Lotito (Presidenti i Lazios) vazhdon te kembengule se ai do te jete i Lazios, por rrjedhja e ngjarjeve po tregon se ai eshte gjithnje e me shume larg saj. Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në Euro 2008, interesimi për t’i siguruar shërbimet e lojtarit të kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami, është rritur. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i shqiptaro-zviceranit, Alessandro Beltrami. “Në ditët e fundit, interesimi i klubeve për Behramin është rritur shumë. Por, një lojtar i kalibrit të tij gjatë tërë sezonit është nën mbikqyrje”, ka thënë Beltrami. Të interesuar për Behramin, janë shumë klube nga ligat më të forta të futbollit evropian. Werder Bremen dhe VfB Stuttgart nga Bundesliga, Palermo e Milan nga Seria A dhe Sevilla nga La liga. Deri në fund të këtij muaji, Behrami nuk do të ketë mundësi të nënshkruajë asnjë kontratë të re. Deri atëherë, Lazio mund ta shesë Behramin, mirëpo vetëm me miratimin e tij dhe nëse dikush do të paguajë 12 deri 15 milionë euro. Palermo dhe Milani duken të gatshëm t’i paguajnë ato. Në anën tjetër, Behrami dëshiron që e ardhmja e tij të sqarohet sa më shpejt. “Unë nuk dëshiroj të kem kurrfarë pushimesh. Kështu mund të bëhet vështirë”, thotë ai. Ka 13 muaj që ai pas vetes ka edhe të fejuarën, Elenën.



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj