Sulmuesi suedez në radhët e Interit, Zlatan Ibrahimoviq e ka cilësuar Hose Murinjon si një trajner të shkëlqyeshëm dhe ka paralajmëruar qëndrimin e tij në klubin zikaltër përkundër spekulimeve të shumta për largimin e tij.
| Ndonëse ardhja e Murinjos në krye të Interit nuk është zyrtarizuar ende, sipas Ibrahimoviqit lojtarët e Interit tashmë janë përgatitur për ardhjen e tij. "Zgjedhja e trajnerit të ri është vendim të cilin e merr presidenti Masimo Morati. Ai është pronar i klubit dhe mund të bëjë çfarëdo që dëshiron. Murinjo është një trajner fantastik, këtë e dinë të gjithë", ka pohuar Ibrahimoviq. Mediat spanjolle dhe italiane kanë spekuluar se Ibrahimoviqi mund të braktis Interin gjatë kësaj vere dhe të luajë në Spanjë, mirëpo suedezi me origjinë boshnjake ka hedhur poshtë zërat e tillë. "Jam i lumtur në Inter dhe po ashtu edhe familja ime ndihet mirë. Kam fituar dy tituj kampioni me këtë skuadër, kurse tash dëshiroj ta fitoj edhe Ligën e Kampionëve. Pra, unë do të qëndroj edhe më tutje te Interi", ka përfunduar Ibrahimoviq.
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj