Bostoni, një fitore larg finales së madhe
Basketbollistët e skuadrës Boston Seltiks kanë shënuar fitore ndaj Detroit Pistons, në takimin e katërt të finales së Konferencës së Lindjes, me rezultat 106:102.
Tashmë Seltiksave u duhet vetëm edhe një fitore për t'u kualifikuar në finalen e madhe të NBA, ku sipas të gjitha gjasave do të takohen me LA Lejkers, pasi edhe kjo skuadër e pret vetëm edhe një fitore në duel me San Antonion. Kevin Garnet, me 33 pikë dhe Rej Allen, me 29 pikë ishin më të dalluarit tek Seltiksat, kurse me lojë të mirë u shquan edhe Kendrik Perkins, me 18 pikë dhe Raxhon Rondo, me 7 pikë. Në anën tjetër, më efikasi tek Detroit Pistons ishte Çonsi Billaps, me 26 pikë.
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj