Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Sporti | Partizani humbet ne shtepi

Partizani humbet ne shtepi

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Nje ndeshje e Partizanit ( Arkiv)

Partizani ka humbur dy pike ne “Qemal Stafa” ndaj nje Bese qe deri ne minuten e 60-te nuk ofroi asgje, deri kur Artim Shaqiri hyri ne fushen e lojes per t’i dhene ritem e saktesi manovres kavajase. Deri ne ato caste, te kuqte udhehiqnin me merite 2-0, dy gola te shenuar nga Shkembi e Dhembi ne minuten e fundit te pjeses se pare dhe tre minuta nga starti i pjeses se dyte, por qe nuk mjaftuan per te siguruar fitoren. Shkurton fillimisht Xhihani qe shfrytezon nje krosim te mire te Krasniqit, kunderpergjigjet Bakaj qe e con serish ne +2 diferencen, por me pas gjithcka behet nje drame. Leci “ngul” nje supergol me koke ne porten e Shehit dhe kur Partizani po perpiqej te ruante me fanatizem fitoren, nje goditje e keqe nga Belisha, qe po perfundonte dukshem jashte, kthehet papritmas ne fushe me koke nga Leci dhe Xhihani, serish me koke nuk fal, duke shenuar barazimin. Por, perpara se te arrinte gjithcka ketu, kane qene dy pozicione jashte-loje me se te dyshimta te akorduara nga anesori Sonil Zekaj, te dyja ne dem te Bakajt, vendime qe kane irrituar ne mase skuadren e kuqe, por qe nuk mund te bejne asgje per te ndryshuar rezultatin e takimit. Ketu mbaron kronika e ndeshjes per t’i lene vend asaj cka ndodhi ne dhomat e zhveshjes.

Presidenti i Partizanit, Albert Xhani, ka zbritur furishem nga tribuna kryesore per t’iu versulur gjyqtareve te takimit. Ka mberritur nje fryme me vonese ne dhomat e zhveshjeve dhe eshte drejtuar me vrap asaj te arbitrave, duke i rene me grushte e shkelma, por eshte hequr me menjane me force nga policia. Revolta e bosit te kuq nuk eshte ndalur me kaq, kur eshte kapur me shefin e shoqates se arbitrave, Plarent Kotheren, duke i thene atij qe te shohe mire e te mbaje vesh se cfare ka ngjare ne fushen e lojes dhe te ndale maskarada, si ajo e djeshmja.

Deklarata

Xhani: Perfitojne se nuk shes heroine

Ishin te shumta deklaratat e presidentit Xhani, si para mikrofonave ashtu edhe jashte tyre. Nese ne deklaraten e tij Xhani iu permbajt etikes, jashte mikrofonave keputi nje batute: “Perfitojne prej meje se nuk jam nga ata qe shes heroine”, dhe me pas vijoi: “Normalisht arbitrime te tilla te bejne qe te dalesh edhe jashte vetvetes, sepse, ne fund te fundit, luhet me djersen e familjes, me djersen e te gjithe tifozeve dhe futbollisteve te Partizanit. Shume here kemi dale neper konferenca shtypi, por vetem kemi folur edhe asnjehere nuk kemi gjetur zgjidhje. Nese deri dje ishim te vetmit qe kemi paralajmeruar per kete lloj farse te ndyre, nese deri dje ishim te vetmit qe kishim dyshime, une mendoj se sot te gjithe se bashku vertetuam katerciperisht dhe me bindje te plote ajo qe kishim paralajmeruar ne ndodhi. Besoj me shume se kaq sa ndodhi sot nuk duhet asnje gje. U kapen tre pozicione jashte-loje te qellimshme. Nuk dua te merrem me anen teknike, por dua te them se kjo eshte nje farse e kurdisur dhe kampionatin keshtu mund ta marre kush te doje. E rendesishme eshte se ata qe shpallen kampion ne fund e deklarojne pas gjashte muajsh se si kane dale kampion, dhe ne Shqiperi nuk ndodh asgje”.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0