Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Sporti | Partizani paralajmëron rrezikun: Në “Selman Stërmasi”, mediokritet

Partizani paralajmëron rrezikun: Në “Selman Stërmasi”, mediokritet

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

E shtuna e 17 majit është “dita e së vërtetës” për futbollin shqiptar të këtij edicioni, që do të njohë edhe kampionin e ri të vendit. Dy skuadrat e kryeqytetit, Dinamo dhe Partizani, të cilat edhe kryesojnë bashkarisht kampionatin (Dinamo ka dy pikë më shumë se të kuqtë) do të përballen në në “finalen” e dytë të këtij sezoni, pas asaj në të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Tirana, të fituar me meritë nga skuadra shkodrane.
Dinamo është organizatore e takimit dhe klubi i presidentit Besnik Sulaj ka bërë të ditur përmes medias se ndeshja do të luhet në stadiumin e dytë të kryeqytetit, atë “Selman Stërmasi”, që njihet edhe si “shtëpia” e Dinamos, parë edhe faktin se me drejtuesit e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, atje ku Partizani ka luajtur gjithë edicionin, stafi dinamovit nuk ka marrëdhënie.
Pikërisht, fakti që Dinamo ka zgjedhur përfundimisht “Selman Stërmasin”, solli edhe kundërreagimin e klubit të Partizanit, që së fundi i ka drejtuar një informacion me pesë argumeta Federatës Shqiptare të Futbolllit, e për dijeni edhe Ministrisë së Rendit Publik e Drejtorisë së Përgjithshme së Policisë, Tiranë, por dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve.
“Stadiumi ‘Selman Stërmasi’ ka një kapacitet i cili nga licensimi që ka marrë nga UEFA-FIFA i janë bllokuar të dyja pjesët anësore ose me sakte 2/4 e kapacitetit” – thuhet në informacionin e dërguar institucioneve të lartpërmendura. “Një nga objektivat dhe qëllimet e organzatorëve të futbollit (FSHF) është afrimi i tifozëve në stadium dhe nuk do të ishte e denjë, që për arsye shumë mediokre të ekipit të Dinamos të privoheshin me mijëra tifozë për të mos parë ekipin e tyre, sepse këtij stadiumi i funksionon vetëm 2/4 e kapacitetit dhe është shumë e rrezikshme të administrohet edhe kjo pjesë”.
Klubi i kuq, që është në pritje të titulli të parë pas 15 vjetësh, që nga sezoni 1992-1993, beson se në stadiumin do të jenë të pranishëm më shume se 30.000 tifozë. Klubi i Partizanit paralajmëron edhe rrezikun. “Pjesët anësore janë pa stola, në gjëndje të rënuar ku mund të bien në çdo cast, nëse vendoset të hapen për publikun, shto këtu që në këto pjesë ka edhe shumë materiale, të cilat mund të përdoren nga tifozët si copa gurësh, etj.”.



INFORMACION
Drejtuar: Federates Shqiptare te Futbollit
Per dijeni: Ministrise se Rendit Publik
Drejtorise se përgjithshme se policise Tirane
Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve

Lenda: Informim ne lidhje me problemet qe mund te lindin ne stadiumin S.Stermasi
Te nderuar Znj.Z.

Futboll Klub Partizani si nje nga anetaret tuaj me te drejta te plota do te zhvilloje ndeshjen e radhes kundrejt ekipit te Dinamos te vlefshme per javen e fundit te sezonit 2007-2008, diten e shtune date 17 Maj 2008 ora 16:30.
Duke qene se ne kete takim skuadra vendase eshte Dinamo, ajo ka edhe pergjegjesine e organizmit ne stadium. Marre shkas nga dëshira e shprehur e ekipit te Dinamos per ta zhvilluar kete ndeshje te madhe ne stadiumin Selman Stermasi, jemi te detyruar tu veme ne djeni per sa me posht vijon ne lidhje me pamundesine e zhvillimit te kësaj ndeshje ne kete stadium:
1. Nje nga objektivat dhe qëllimet e orgaizoatoreve te futbollit (FSHF) eshte afrimi i tifozëve ne stadium dhe nuk do te ishte e denje, qe per arsye shume mediokre te ekipit te Dinamos te privoheshin me mijera tifoze per te mos pare ekipin e tyre sepse këtij stadiumi i funksionon vetem 2/4 e kapacitetit dhe eshte shume e rrezikshme te administrohet edhe kjo pjese.
2. Stadiumi Selman Stermasi ka nje kapacitet i cili nga licensimi qe ka marre nga UEFA&FIFA i jane bllokuar te dyja pjeset anesore ose me sakte 2/4 e kapacitetit
3. Pjeset anesore jane pa stola, ne gjendje te renuar ku mund te bien ne cdo cast nese vendoset te hapen per publikun, shto ketu qe ne keto pjese ka edhe shume materiale te cilat mund te perdoren nga tifozet si copa guresh etj.
4. Nga informacionet qe ne zoterojme, duke pare qe ne kete ndeshje do te përcaktohet skuadra kampione per sezonin 2007-2008, do te jene te pranishem ne stadium me shume se 30.000 tifoze,
5. Rrezik do te jete administrimi i tifozëve si jashte dhe brenda stadiumit duke pare rrethimin e keq te stadiumit S. Stermasi si dhe pamundesine e mijera fansave per tu futur ne stadium.
Kerkojme nga te gjitha institucionet te cilat do te marin persiper mbarëvajtjen e kesaj ndeshje te madhe te jene shume inteligjente dhe te mos i anashkalojne problemet e mesipermeve te cilat mund te ndodhin gjate zhvillimit te ndeshjes.
Shpresoj qe informacionet tona te meren parasysh, per zhvillimin sa me te mire te këtij takimi, duke pare nje mbyllje kaq shume te munguar te këtij sezoni futbollistik, nje mbyllje e mire do ti sherbeje ne radhe te pare edhe FSHF-se si organizatori kryesor

Futboll Klub PARTIZANI
Manager

Aleksander XHANI

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
1.00