Mançester Junajtedi e dëshiron Ouenin
Tabloidi britanik "News of the World" shkruan sot se Mançester Junajtedi ka hyrë në bisedime jozyrtare me sulmuesin 29-vjeçar të Njukasëllit, Majkëll Ouen. "Do ta blejmë një sulmues.
Krahas Karlos Tevezit dhe Uejn Runit na duhet edhe një sulmues tjetër me përvojë, në mënyrë që ta zëvendësojë Rajan Gigsin kur të shkoj në pension", ka theksuar Ferguson, duke mos mohuar, por as pohuar nëse bëhet fjalë për Ouenin. Majkëll Oueni momentalisht te Njukasëlli ka pagë javore në vlerë prej 115.000 funtash, kurse pronari i klubit Majk Eshli ka bërë të ditur se parashikon ulje të pagave të futbollistëve dhe atë duke filluar pikërisht nga sulmuesi anglez. Paga e tij e re sipas mediave britanike do të jetë rreth 80.000 funta në javë, gjë e cila sigurisht do të shkaktojë pakënaqësi te Majkëll Oueni. Ai gjatë këtij edicioni ka qenë golashënuesi më i mirë i Njukasëllit, me 10 gola të shënuar.
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj