Faqja e Pare | Sporti | Pishtari Olimpik mbërrin në majën e Everestit

Pishtari Olimpik mbërrin në majën e Everestit

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Pishtari olimpik ne Everest

Një ekip atletësh kinezë që mbanin Pishtarin Olimpik mbërriti në majën Everest të Himalajeve. Ekipi e filloi dje ngjitjen në majën më të lartë të botës, që vazhdoi 6 orë. Aktiviteti ishte shtyrë dy ditë, për shkak të borës së madhe. Atletët shpalosën parrulla me simbolet e Olimpikeve, kur hynë në fazën e fundit të ngjitjes.

Mbërritja në majën Everest u shoqërua me thirrjet “arritëm”. Tibetiani Norbu Zhamdu ndezi Pishtarin Olimpik me një çakmak të posaçëm, në kushtet e pakësimit të oksigjenit.

Ministri kinez i Teknologjisë tha se ekspertët kishin kryer studime për vite me radhë, për të mësuar mbi kushtet e veçanta në majën Everest, si era e fortë, temperaturat nën zero dhe mungesa e oksigjenit në lartësinë 8 mijë metra mbi nivelin detit

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0