Lejkersat ende pa humbje në "play-off"
Ylli i LA Lejkers, Kobi Brajant, në prag të takimit të dytë gjysmëfinal të "play-off"-it kundër Juta Xhez ka pranuar trofeun MVP, si basketbollisti më i dobishëm i kampionatit të rregullt në NBA.
"Nuk kam fjalë, nuk di çfarë të them, jam tepër i emocionuar. Ju dua të gjithëve dhe jam i bindur se do të luajmë deri në qershor. Prandaj, le të fillojë festa", kështu iu ka drejtuar Kobi Brajant 19 mijë tifozëve të pranishëm në "Staples Center", të cilët brohoritën zëshëm "MVP". Brajanti nuk foli shumë në mikrofon, por në fushën e lojës bëri detyrën që pritej prej tij, duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores së dytë ndaj Jutës, me rezultat 120:110. Brajant në këtë takim realizoi 34 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, derisa me lojë të mirë u dallua edhe Pol Gasol, me 20 pikë. Tek Juta Xhez më efikasi ishte Deron Uilliams, me 25 pikë. Në takimin tjetër, Orlando Mexhik arriti ta gjunjëzojë Detroit Pistons, me rezultat 111:86, duke e zvogëluar serinë e fitoreve 2:1. Lojtari më i dalluar ishte Riçard Luis, me 33 pikë, derisa me efikasitet të mirë u dallua edhe Duajt Hauard, me 20 pikë. Ndërkaq tek Pistonsat më efikasi ishte Riçard Hamilton, me 24 pikë.
Rezultatet
LA Lejkers - Juta 120:110 (2:0)
Orlando - Detroit 111:86 (1:2)



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj