Futbollistët që nuk dinë anglisht nuk do të mund të luajnë në Ligën Premiere!
Yjet e futbollit si Ronaldinjo apo Lionel Mesi, në rast të kalimit në ndonjë klub anglez, mund të ballafaqohen me ndalesë pune dhe qëndrimi në Angli. Arsyeja për këtë nuk qëndron tek cilësitë e këtyre futbollistëve, por tek fakti se ata duhet ta dinë mirë gjuhën angleze.
Në fakt, sipas sistemit të ri për vlerësimin e imigrantëve, me të cilin Qeveria e Britanisë së Madhe dëshiron ta zvogëlojë numrin e të ardhurve të rinj për 20.000 persona në vit, njohja e mirë e gjuhës angleze do të jetë njëri nga faktorët kryesor për të marrë lejen e qëndrimit dhe punës në Angli. Kësisoj, Ronaldinjo, Mesi apo edhe Robinjo, Samuel Eto, Diarra dhe ndonjë futbollistë tjetër, në rast se dëshiron të transferohet në ndonjë klub në Ligën Premiere do të jetë i detyruar të mësojë mirë gjuhën angleze. Në realitet, në të ardhmen futbollistët krahas një agjenti të mirë do të jenë të detyruar të gjejnë edhe një profesor të mirë të gjuhës angleze, në mënyrë që të kalojnë me sukses para komisionit vlerësues.
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (1 vendosur):
kjo eshte nje skeme qe do shkaktoje kaos,konfuzion dhe abuzim sipas kritikeve.mire do benin qe edhe anglezet vete te mesonin me mire kur dihet niveli i ulur neper shkolla.gazeta The Sun ka dhene shifren 30 000dhe jo 20 000 megjithate nuk ka rendesi shifra.
Vendosni komentin tuaj