24 ore lajme: Federata Kosovare e futbollit dorezoi aplikimin zyrtar per pranimin ne FIFA Federata Kosovare e futbollit dorezoi aplikimin zyrtar per pranimin ne FIFA ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 06 May, 2008 09:50:00 Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka dorëzuar sot në selinë e FIFA-s në Cyrih aplikimin zyrtar të FFK-së për pranim me të drejta të plota në shtëpinë e futbollit botëror. Vokrri e ka dorëzuar dokumentacionin komplet të paraparë me rregulloren për procedurën për aplikim në FIFA, me pesë kopje origjinale me 300 faqe material, ku janë të përfshira të gjitha pikat dhe raportet e kërkuara sipas dokumentit themelor të FIFA-s. Aplikimi i FFK-së pritet të shqyrtohet nga Kongresi i FIFA-s që mbahet në fund të këtij muaji në Sidnei të Australisë.