Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Sporti | Benitez: Nuk duhet të presim qershorin apo korrikun për blerjet e reja

Benitez: Nuk duhet të presim qershorin apo korrikun për blerjet e reja

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

 Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, shpreson të bëjë disa blerje të reja gjatë këtij muaji, duke e cilësuar këtë si një hap përgatitor për fillimin e edicionit të ardhshëm. Në shënjestrën e spanjollit janë Geret Berri, Deivid Bentli, Rafinja dhe Erik Abidal.
“Nuk duhet të presim qershorin apo korrikun për blerjet e reja. Do të mundohemi që këtë punë ta kryejmë deri në fund të këtij muaji. Nuk duhet të presim deri në fillim të edicionit të ardhshëm për të sjellë futbollistët e rinj. Do të ishte mirë që t’i grumbullojmë ata gjatë këtij muaji, në mënyrë që të përshtaten me kohë para fillimit të edicionit të ri”, ka pohuar Benitez, për të cilin shpesh është përfolur se do të largohej në fund të këtij edicioni, por duket se tashmë ai është i lidhur ngushtë me këtë skuadër. “Tifozët kanë qenë fantastikë gjatë gjithë edicionin dhe e kanë mbështetur vazhdimisht skuadrën dhe sidomos mua”, është shprehur Benitez.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0