Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Sporti | Grant beson te suksesi

Grant beson te suksesi

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

 Trajneri i Çelzit, Avram Grant, beson se skuadra londineze do të arrijë atë që e arriti Arrigo Saki me Milanin dhe në "Stamford Bridge" ai do të sjellë shumë trofe. Grant ka thënë se përkundër faktit se nuk është shumë i popullarizuar në mesin e tifozëve të Çelzit, ai do të arrijë ta fitojë besimin e drejtuesve të klubit për detyrën e trajnerit.
"Historia e çdo klubi të madh fillon me mëdyshje. Kujtojeni Arsenalin kur Arsen Venger erdhi në Londër, Mançester Junajtedin kur Aleks Fergusoni mori drejtimin e skuadrës apo madje edhe Milanin e madh. Kur presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni vendosi ta angazhojë Arrigo Sakin nga liga e dytë të gjithë dëshironin ta vrisnin. Por, historia e Milanit ndryshoi. Çdo punë kërkon kohë", ka theksuar Grant. Ai beson se e di formulën e suksesit. "Për të arritur sukses duhet të keni më shumë se sa vetëm cilësitë. Duhet të keni personalitet të fortë dhe një qëndrim pozitiv. Ju i testoni futbollistët, por edhe ata dëshirojnë që të shohin nëse dini diçka ju si trajner. E kam ndryshuar shtabin teknik, stërvitjet, taktikën, mënyrën e sjelljes së lojtarëve dhe shumë gjëra tjera. Futbolli është më i thjeshtë se sa mendojnë njerëzit", është shprehur Grant, i cili mori drejtimin e Çelzit në shtator të vitit të kaluar në vend të portugezit Hose Murinjo. Çelzi edhe më tutje është në luftë për titull kampioni në Angli, si dhe është në finale të Ligës së Kampionëve ku do të përballet me Mançestr Junajtedin.
 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0