24 ore lajme: Boston Seltiks, më në fund në gjysmëfinale të Lindjes Boston Seltiks, më në fund në gjysmëfinale të Lindjes ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 05 May, 2008 06:35:00 Skuadra me bilancin më të mirë në kampionatin e rregullt të NBA, Boston Seltiks, ia ka arritur qëllimit për t'u kualifikuar në gjysmëfinale të Konferencës Lindore, edhe pse me mjaft vështirësi. Në fakt, Seltiksat shënuan fitore në takimin e shtatë - vendimtar ndaj Atlanta Hauks, me rezultat 99:65, duke e mbyllur serinë e fitoreve në rrethin e parë 4:3. Deri te kjo fitore Seltiksat i udhëhoqi Pol Pirs, me 22 pikë, derisa kontribut të çmuar dha edhe Kevin Garnet, me 18 pikë e 11 kërcime. Në radhët e Atlantës më efikasi ishte Xho Xhonson, me 16 pikë. Në gjysmëfinale Bostoni do të takohet me Klivlend Kavaliers, skuadër e cila vitin e kaluar ishte finaliste. Ndërkohë, LA Lejkers ka regjistruar fitoren e pestë me radhë në garat e "play-off"-it. Pasi ka kaluar Denverin 4:0 në seri në rrethin e parë, LA Lejkers ka shijuar fitore edhe në takimin e parë gjysmëfinal të Konferencës Perëndimore ndaj Juta Xhez. Edhe në këtë takim në radhët e Lejkersave shkëlqeu Kobi Brajant, me 38 pikë, derisa Pol Gasol realizoi 18 pikë. Në radhët e mysafirëve më efikasi ishte Mehmet Okur, me 21 pikë. Rezultatet Konferenca Lindore Boston - Atlanta 99:65 (4-3) Konferenca Perëndimore LA Lejkers - Juta 109:98 (1-0)