Boston Seltiks, më në fund në gjysmëfinale të Lindjes
Skuadra me bilancin më të mirë në kampionatin e rregullt të NBA, Boston Seltiks, ia ka arritur qëllimit për t'u kualifikuar në gjysmëfinale të Konferencës Lindore, edhe pse me mjaft vështirësi.
Në fakt, Seltiksat shënuan fitore në takimin e shtatë - vendimtar ndaj Atlanta Hauks, me rezultat 99:65, duke e mbyllur serinë e fitoreve në rrethin e parë 4:3. Deri te kjo fitore Seltiksat i udhëhoqi Pol Pirs, me 22 pikë, derisa kontribut të çmuar dha edhe Kevin Garnet, me 18 pikë e 11 kërcime. Në radhët e Atlantës më efikasi ishte Xho Xhonson, me 16 pikë. Në gjysmëfinale Bostoni do të takohet me Klivlend Kavaliers, skuadër e cila vitin e kaluar ishte finaliste. Ndërkohë, LA Lejkers ka regjistruar fitoren e pestë me radhë në garat e "play-off"-it. Pasi ka kaluar Denverin 4:0 në seri në rrethin e parë, LA Lejkers ka shijuar fitore edhe në takimin e parë gjysmëfinal të Konferencës Perëndimore ndaj Juta Xhez. Edhe në këtë takim në radhët e Lejkersave shkëlqeu Kobi Brajant, me 38 pikë, derisa Pol Gasol realizoi 18 pikë. Në radhët e mysafirëve më efikasi ishte Mehmet Okur, me 21 pikë.
Rezultatet
Konferenca Lindore
Boston - Atlanta 99:65 (4-3)
Konferenca Perëndimore
LA Lejkers - Juta 109:98 (1-0)



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj