Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Sporti | Hicfild: Jam i lumtur që festuam titullin e kampionit

Hicfild: Jam i lumtur që festuam titullin e kampionit

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Bajerni i Munihut ka festuar titullin e kampionit në Gjermani, tri javë para përfundimit të kampionatit. Bavarezëve i ka mjaftuar barazimi pa gola në fushën e Volfsburgut për të shijuar festën, duke harruar atë dështim të madh të mesjavës ndaj Zenitit në gjysmëfinalen e Kupës së UEFA-s.
Trajneri i Bajernit të Munihut, Otmar Hicfild u shpreh mjaft i kënaqur për këtë arritje. “Ishte një edicion tepër i veçantë për Bajernin, ngase të gjithë pritnin shumë nga kjo skuadër, pasi u bënë shpenzime të mëdha. Si rrjedhojë presioni ishte tejet i madh, por jam i lumtur që fituam titullin e kampionit të Gjermanisë”, ka pohuar Hicfild. Mjaft i lumtur për këtë arritje është shprehur edhe sulmuesi italian Luka Toni. “Jam mjaft i lumtur dhe i gëzuar për këtë sukses. Pas zhgënjimit që përjetuam në kupën e UEFA-s, tash e meritojmë ta festojmë titullin e kampionit”.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0