Seksionet
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Barcelona e dëshiron Vengerin
Gazeta sportive spanjolle "El Mundo Deportivo" shkruan se drejtuesit e Barcelonës janë shumë të interesuar për të sjellë në skuadrën e tyre trajnerin e Arsenalit, Arsen Venger.
Duket se ditët e Frank Rajkardit në drejtimin e Barcelonës janë të numëruara, nëse e lexojmë mes rreshtash deklaratën e presidentit të klubit, Zhoan Laporta që i dha televizionit spanjoll. "Rajkardi është pjesë e Barcelonës dhe e di se këtij klubi i nevojiten ndryshimet e nevojshme, me kalimin e kohës", ka thënë Laporta. Shumë media spanjolle duke përfshirë edhe gazetën katalanase "El Mundo Deportivo", parashikojnë se Rajkardi mund t'i bëjë gati valixhet nëse Barcelona në këtë edicion nuk e fiton titullin e kampionit në Primera Division ose në Ligën e Kampionëve. Si pasardhës të mundshëm të Rajkardit përmenden Hose Murinjo, Mark van Basten, Karlo Ançeloti dhe Rafael Benitez. Megjithatë, një emër i ri në këtë listë është edhe ai i francezit 58-vjerçar, Arsen Venger. Në fakt, Laporta e vlerëson shumë punën e Vengerit. "Vengeri është trajner, i cili që më shumë se 10 vjet e drejton një klub të madh. Ai ka përvojë të madhe, ka fituar shumë trofe dhe di cilët lojtar t'i blejë dhe cilët t'i shesë. Dhe ajo që është edhe më me rëndësi është fakti se ka reputacionin e një xhentilmeni, kurse pikërisht trajneri i Barcelonës duhet të jetë i tillë. Duke pasur parasysh se Van Basteni është gjithnjë e më afër Ajaksit, Benitezi është i fokusuar tek Liverpuli, ashtu sikurse edhe Ançeloti te Milani, duket se tashmë lista e kandidatëve për të marrë drejtimin e Barcelonës është zvogëluar vetëm në dy kandidatë - Murinjo dhe Venger", shkruan në artikullin e saj gazeta "El Mundo Deportivo".
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj