24 ore lajme: Pistons te Detroitit ne gjysme finale te Konferences se Lindjes Pistons te Detroitit ne gjysme finale te Konferences se Lindjes ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 02 May, 2008 10:37:00 Në takimin e gjashtë çerekfinal të serisë së "play-off"-it në Konferencën e Lindjes në NBA, Detroit Pistons ka shënuar fitore si mysafir ndaj Filadelfias, me rezultat 100:77 dhe me rezultat 4:2 në serinë e fitoreve u kualifikua në gjysmëfinale. Më i merituari për këtë fitore të Pistonsave ishin Riçard Hamilton, me 24 pikë dhe Çonsi Billaps, me 20 pikë. Ndërkaq tek Siksersat më efikasi ishte Andre Iguodala, me 16 pikë. Në gjysmëfinale të Lindjes, Detroit Pistons do të takohet me Orlando Mexhik, kurse takimin e parë do ta zhvillojnë nesërmbrëma