Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Sporti | Ibrahimovic i "shkel" syrin Realit te Madridit.

Ibrahimovic i "shkel" syrin Realit te Madridit.

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Ka filluar pragfushata e transferimeve. Te gjitha klubet e medhenj po bejne prag llogaritjet e fushates. Po levizin nendeteset dhe po lakohen emrat e pare. Zllatan Ibrahimoviç do Realin e Madridit. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, është pikërisht sulmuesi i Interit, ai që po “gjuan” skuadrën madrilene nëpërmjet menaxherit të tij, Mino Raiola. Duke i qëndruar sërish të përditshmes spanjolle, ka qenë vetë menaxheri i lojtarit suedez, i cili ka takuar ditët e fundit drejtorin sportiv të Realit të Madridit, Predrag Mijatoviç, për të parë mundësinë e një transferimi të Ibrës në Madrid. Mijatoviç ka shprehur gatishmërinë e tij për të filluar tratativat, sepse që prej më shumë se dy sezonesh, Ibra është në shënjestrën e skuadrës madrilene, por në momentet e fundit është befasuar nga Juventusi dhe më pas nga Interi.Predrag Mijatoviç mësohet t’i ketë kërkuar kohë menaxherit të suedezit, pasi më parë ka dëshirë të flasë me presidentin Kalderon për të qartësuar idetë e fushatës së ardhshme të shitblerjeve. Por me siguri mund të thuhet se Ibra është një nga ata lojtarë që Reali i Madridit nuk do t’i thoshte dot “Jo”. Tashmë ish-juventini ndodhet në Suedi, për t’u kuruar nga dëmtimi në gju dhe nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Kaljarit. Me shumë mundësi Interi e ka vënë re këtë “flirtim” të Ibrës me Realin, dhe është vënë në ndjekje të një sulmuesi me emër. Nëse Ronaldinjo do të shkojë tek Milani, atëherë zikaltërit do të kenë rrugë të lirë për Didie Drogbanë. Sulmuesi i Çelsit ka blerë një vilë në Milano, por ende nuk dihet se për kë nga skuadrat milaneze do të luajë sezonin e ardhshëm. Gjithashtu, në fund të sezonit Interi do të rikthejë në skuadër edhe sulmuesin e Kaljarit, Akuafreskën, i cili po gëzon një formë shumë të mirë. Duke parë gjithë këto alternativa, Ibra mund të ketë rrugë të lirë për të shkuar në Madrid.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
1.00