Newsletter
Email:
Votim: Kutite
Kembengulja e Berishes per te mos hapur kutite tregon:
Faqja e Pare | Sporti | Gerd Myler: Vetem Luca Toni mund ta thyeje rekordin tim.

Gerd Myler: Vetem Luca Toni mund ta thyeje rekordin tim.

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Gerd Myler. Te gjithe ndjekesit e lojes se futbollit besoj se e mbajne mend te famshin Gerd Myler. Golashenues i nje race te vecante. Gjuetar qe kishte shok vetem veten, valanga me gola ne vitet '70. Koleg me Bekenbauer, Netzer, Majer, Brajtner e sa e sa emra te medhenj qe luajten se bashku ne te njejten kohe. Kampion europe ne 1972 dhe kampion bote ne 1974 ku munden Holanden e madhe te Johan Krujfit ne finale 2-1. Rekordmen i shenimit te golave per nje sezon 40. Ne 62 takime me perfaqesusen gjermane ka shenuar 68 gola.Ne Bundeslige ka shenuar 365 gola ne 475 ndeshje. Numra vertet mbreselenes dhe te gjitha me fanelen e Bajernit te Mynihut. Mos valle i ka ardhur fundi ketij rekordi? Nga goja e tij del pohimi se ne qofte se thyhet ai rekord thyhet nga italiani i Bajernit te Mynihut Luca Toni dhe vetem kete vit. Perndryshe do te vazhdoje gjate, shume gjate ose kurre nuk do te thyhet. Toni ka shenuar kete sezon deri tani 35 gola ne takimet zyrtare te Bajernit. Pra eshte vetem 5 gola larg. Myler pranon se stili i tij eshte i ndryshem nga ai i Tonit por per sa i takon nuhatjes se portes dhe golit Toni nuk i ka lene gje mangut yllit te viteve '70. Le te shohim se cfare do ndodhe deri ne perfundim te sezonit nese Gerd Myler do te qendroje ne stendat e muzeut si rekordmen apo fotoja e Luca Tonit do ta spostoje ate ne vend te dyte.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0