24 ore lajme: Le te "shijojme" pasojat e pezullimit nga FIFA dhe Uefa. Le te "shijojme" pasojat e pezullimit nga FIFA dhe Uefa. ================================================================================ Edi Barci on 21 April, 2008 08:14:00 Ju pata thene mos. Keshtu duket sikur na thote Joseph Blater, Prsidenti i FIFA-s. Por ne nuk duam t'ja dime as per Fifa-n dhe as per Uefa-n. Ne jemi ne dhe ata duhet te na pershtaten ne. Keshtu kemi menduar per 50 vjet dhe keshtu po mendojme akoma. Por ne se ato 50 vjet na u falen, tanime organizmat nderkombetare nuk na falin as 5 dite. Ata por edhe ne jemi te bindur se gjithcka qe bejme tanime e bejme me ndergjegje te plote dhe pasojat qofte pozitive apo negative i presim me ndergjegje te plote. "Fluturoi" ndeshja miqesore me Polonine. Tjeter, qeveria kontinentale e futbollit ka paraqitur dje pasdite shortin e Kupes Intertoto, kupe e cila nis menjehere pas perfundimit te kampionateve. Por, ajo qe te ben pershtypje nuk jane skemat e ngritura mire nga specialistet e UEFA-s, por shenimi i lene ne fund te faqes, ku theksohet se "pjesemarrja ne kete kompeticion nga skuadra shqiptare eshte ne varesi te pezullimit te UEFA-s. Ndryshe, vendin e skuadres nga Shqiperia do ta zere nje ekip nga Andorra", thekson sajti zyrtar i UEFA-s. Ja tek vjen edhe konfirmimi i pare i telasheve qe mund te dalin, nese statuti i FSHF-se nuk kalon edhe pengesen e fundit,Gjykaten e Rrethit Tirane. Statuti ka mberritur ne dyert e Gjykates se Rrethit te Tiranes, i zbukuruar me firmat e krereve te MTKRS-se dhe FSHF-se, si per t'i vene kapak perfundimisht konfliktit qe zgjat tashme prej 3 vjetesh. Ne deren e gjykates, me "kushtetuten e futbollit" nen sqetull, eshte paraqitur ne oret e paradites sekretari i Pergjithshem i FSHF-se, Arben Bici dhe ka depozituar statutin. Tashme duket vertet se do te kemi nje histori tjeter, ndryshe nga ajo qe kemi degjuar prej muajsh e muajsh te tere. Vete sekretari i Pergjithshem i Federates, Arben Bici, ka deklaruar se gjithcka eshte ne rregull dhe se pret qe statusi te mos has pengesa te metejshme, sikur ka ndodhur rendom vitet e fundit. Ai tregon se federata eshte e kenaqur dhe e bindur se statuti do te marre "ok" nga gjykata "Ne presim vetem pergjigje pozitive, deklaroi sekretari Bici. Federata eshte e bindur qe statuti do te regjistrohet sipas ligjeve te parashikuara. Regjistrimi i statutit do t'i hapte perfundimisht rrugen heqjes se pezullimit te Shqiperise. Ne shpresojme qe procedurat te mbarojne sa me shpejt dhe te kemi brenda pak ditesh ne dore statutin e regjistruar". Por nese politika shqiptare ndryshon brenda dites dhe ores, pasojat qe sjell ajo duan muaj dhe vite te rikuperohen.