Le te "shijojme" pasojat e pezullimit nga FIFA dhe Uefa.
Ju pata thene mos. Keshtu duket sikur na thote Joseph Blater, Prsidenti i FIFA-s. Por ne nuk duam t'ja dime as per Fifa-n dhe as per Uefa-n. Ne jemi ne dhe ata duhet te na pershtaten ne. Keshtu kemi menduar per 50 vjet dhe keshtu po mendojme akoma. Por ne se ato 50 vjet na u falen, tanime organizmat nderkombetare nuk na falin as 5 dite. Ata por edhe ne jemi te bindur se gjithcka qe bejme tanime e bejme me ndergjegje te plote dhe pasojat qofte pozitive apo negative i presim me ndergjegje te plote. "Fluturoi" ndeshja miqesore me Polonine. Tjeter, qeveria kontinentale e futbollit ka paraqitur dje pasdite shortin e Kupes Intertoto, kupe e cila nis menjehere pas perfundimit te kampionateve. Por, ajo qe te ben pershtypje nuk jane skemat e ngritura mire nga specialistet e UEFA-s, por shenimi i lene ne fund te faqes, ku theksohet se "pjesemarrja ne kete kompeticion nga skuadra shqiptare eshte ne varesi te pezullimit te UEFA-s. Ndryshe, vendin e skuadres nga Shqiperia do ta zere nje ekip nga Andorra", thekson sajti zyrtar i UEFA-s. Ja tek vjen edhe konfirmimi i pare i telasheve qe mund te dalin, nese statuti i FSHF-se nuk kalon edhe pengesen e fundit,Gjykaten e Rrethit Tirane. Statuti ka mberritur ne dyert e Gjykates se Rrethit te Tiranes, i zbukuruar me firmat e krereve te MTKRS-se dhe FSHF-se, si per t'i vene kapak perfundimisht konfliktit qe zgjat tashme prej 3 vjetesh. Ne deren e gjykates, me "kushtetuten e futbollit" nen sqetull, eshte paraqitur ne oret e paradites sekretari i Pergjithshem i FSHF-se, Arben Bici dhe ka depozituar statutin. Tashme duket vertet se do te kemi nje histori tjeter, ndryshe nga ajo qe kemi degjuar prej muajsh e muajsh te tere.
Vete sekretari i Pergjithshem i Federates, Arben Bici, ka deklaruar se gjithcka eshte ne rregull dhe se pret qe statusi te mos has pengesa te metejshme, sikur ka ndodhur rendom vitet e fundit. Ai tregon se federata eshte e kenaqur dhe e bindur se statuti do te marre "ok" nga gjykata "Ne presim vetem pergjigje pozitive, deklaroi sekretari Bici. Federata eshte e bindur qe statuti do te regjistrohet sipas ligjeve te parashikuara. Regjistrimi i statutit do t'i hapte perfundimisht rrugen heqjes se pezullimit te Shqiperise. Ne shpresojme qe procedurat te mbarojne sa me shpejt dhe te kemi brenda pak ditesh ne dore statutin e regjistruar". Por nese politika shqiptare ndryshon brenda dites dhe ores, pasojat qe sjell ajo duan muaj dhe vite te rikuperohen.
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj