Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Sporti | Lorik Canaj drejt Realit te Madridit?

Lorik Canaj drejt Realit te Madridit?

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Nese dicka eshte e vertete ne kete histori te Lorik Canajt me Realin e Madridit atehere ai do te jete shqiptari i pare qe do te luaje per kete skuader te madhe. Por, perkunder asaj cka thuhet, vete Cana nuk duket edhe aq i interesuar te braktise Marsejen e tij per nje aventure te re. Sikunder i thote gazetes "L'Equipe", nese skuadra arrin objektivat sezonale dhe luan ne Ligen e Kampioneve, atehere nuk ka asnje arsye qe ai te largohet. Ai i meshon fort marredhenieve te mira me skuadren e tij dhe tifozerine, aq sa edhe komenti i medieve franceze eshte i tille qe e cilesojne lojtarin nje "politikan te stabilitetit dhe ambicies". "Ndjehem shume mire ne Marseje, tregon Loriku per "L'Equipe", sapo del nga dhomat e zhveshjes pas fitores me Lionin (3-1). Objektivi per te gjithe lojtaret eshte te luajne ne Ligen e Kampioneve dhe une kete gje deshiroj ta bej me Olimpikun e Marsejes. Nese klubi ben gjithcka ashtu sic duhet deri ne perfundim te sezonit - vazhdon Loriku duke mos hequr dore nga politika e stabilitetit dhe ambicies ne fjalet e tij - nuk ka asnje arsye per t'u larguar. Nuk kam perse ta bej dicka te tille".
A mundet nje lojtar te mos pranoje Realin?
Kjo pyetje gjen shume hapesire ne komentet e bera nga mediat, pasi deklaratat indiferente te Lorikut ndaj interesimit te Realit te Madridit, jane komentuar si nje kamuflazh i vete lojtarit, per te mos trazuar ujerat. Sidoqofte, mediat kembengulin se, nese do te kete nje oferte te mire nga ana e Realit te Madridit, Olimpiku i Marsejes dhe vete Lorik Cana do ta marrin njehere ne shqyrtim oferten per te vendosur me pas se cfare do te bejne. Por qe Reali te jete brenda parametrave, duhet patjeter te joshe Marsejen, e cila poshte 15 milione eurove nuk ka aspak ndermend te beje pazar, si dhe Lorik Canen, qe aktualisht ka nje pagese prej 2 milione eurosh ne vit. Per ndonje shume tjeter, vete lojtari do te ishte i gatshem t'i kerkonte skuadres te shitej.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0