Newsletter
Email:
Votim: Kutite
Kembengulja e Berishes per te mos hapur kutite tregon:
Faqja e Pare | Sporti | Golashenuesit, aristokratet e skuadres. Kush po spikat aktualisht.

Golashenuesit, aristokratet e skuadres. Kush po spikat aktualisht.

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font

Te shenosh goal (qellimi i te luajturit futboll) eshte pika kulminante e ketij sporti. Eshte vertet nje mjeshteri e cila eshte e lindur por edhe edhe kultivuar ne ore te tera stervitjeje ne fushe. Te shenosh nga cdo pozicion, me cdo pjese te trupit pervec dores (ose edhe me dore si Maradona) eshte aftesi. Te gjendesh ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur dhe ti japesh topit forcen e duhur per ne rrjete eshte nje cilesi e vecante e sulmuesve qe mund te quhen edhe aristokratet e skuadres. Askush me shume se sa ata nuk merr perqafime nga shoket e skuadres. Askush me shume sesa ata nuk lavderohet ne shtyp. Mund te humbesh pese raste dhe te shenosh nje dhe te jesh heroi i dites. Mund te mos besh asgje ne fushe dhe shenon nje gol dhe te jesh me i miri. Kujtoni Gerd Mylerin, tipiku i golashenuesit. Une e filloj lojen 1-0 shprehej ne ate kohe trajneri gjerman duke patur parasysh sulmuesin e talentuar i cili vertet rralle mbetej pa shenuar. Kujtoni golin ndaj perfasueses tone ne Tirane ku i shpetoi vetem per nje sekonde mbulimit nga ana e Bujar Canit gjate gjithe 90 minutave. I mjaftoi kjo per te shenuar dhe i mjaftoi kjo Gjermanise per te fituar ndeshjen. Kujtoni se fundi Rud Van Nilsteroin ne ndeshjen e fundit te Holandes ne Tirane ku fituan me golin e tij ne minuten e fundit shtese. Luka Toni e kualifikoi Bajernin e Munihut ne turin tjeter te kupes Uefa ma dy gola te shenuar ne minutat e fundit te kohes shtese. Secili nga ne mund te kujtoje plot raste te tilla. Po kete vit kush jane sulmuesit me ne forme? Dy nga lojtarët që nuk po reshtin së shënuari janë Kristiano Ronaldo dhe Luka Toni. Gjate këtij sezoni (2007-2008), me golat e shënuar ata kanë qenë vërtet spektakolarë dhe kanë ndihmuar skuadrat tyre si në kampionat, ashtu edhe në Kupat e Evropës. Por edhe pse po shënojnë rregullisht, asnjëri nga këta bombera nuk po luan në kampionatin e vendit të tij.Përpara të gjithëve qëndron ylli portugez i Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldo. 41 perla të shënuara në këtë sezon mes kampionatit, Ligës së Kampionëve dhe Kupave të Ligës. Në Premierë, kuota ka arritur 28 gola dhe basti i tij me trajnerin e “Djajve të kuq”, Sër Aleks Ferguson (“nëse bëj 20 gola do qethesh zero”) tashmë është i superfituar. Me një goditje të vetme, asi portugez mund të sfidojë edhe veten e tij, duke kaluar shifrën e 35 golave, të cilët i ka shënuar në katër sezone të Premierë Ligës. Ronaldo në këtë sezon ka thyer edhe dy rekorde në “Old Traford”: numrin e golave të shënuar në një sezon që mbahej nga Xhorxh Best dhe numrin e golave të shënuar në Premierë që mbahej nga holandezi Van Nistelroi. Duke parë këto shifra “të tmerrshme”, drejtuesit e Mançesterit janë gati ta mbulojnë me ar, vetëm e vetëm për të mos e lënë të largohet.Një tjetër lojtar që po shënon rregullisht jashtë vendit të tij është edhe italiani Luka Toni. 34 gola në këtë sezon, nga të cilët 18 në Bundesligë, kanë bërë që italiani të jetë shtylla kryesore e Bajernit të Mynihut. Ish-sulmuesi i Fiorentinës ka shënuar 116 gola në pesë kampionatet e fundit. Duke fituar Kupën UEFA dhe Evropianin, Toni mund të rivalizojë me Kristiano Ronaldon në rrugën drejt “Topit të artë”. Por portugezi ka dy avantazhe më tepër: moshën (tetë vjet diferencë) dhe rolin (shënon, edhe pse nuk është një sulmues).Pas tyre ka edhe disa sulmues të tjerë që po shënojnë rregullisht. Bëhet fjalë për Luis Fabianon e Seviljas dhe Fernando Torresin e Liverpulit. Edhe në këtë rast, ashtu si Toni e Ronaldo, të dy sulmuesit po shënojnë jashtë Brazilit e Spanjës. 33 gola për bomberin e Seviljas dhe 31 për gjigantin e Liverpulit. Edhe pse janë vetëm 24 vjeç të dy, për ta është sezoni i shtatë që numri i golave është me dy shifra.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0