LA Lejkers dhe Nju Orlins realizuan fitoret e 50-ta
Në takimet e mbrëmjes së kaluar në NBA, Nju Orlins Hornets dhe LA Lejkers kanë regjistruar fitoret e 50-ta në këtë edicion, derisa Majami Hit kundër Bostonit pati një paraqitje të dobët, duke shënuar nga loja vetëm 17 gjuajtje, që është rekord i ri i ligës, pasi deri më tash këtë rekord të efikasitetit të dobët e mbante Çikago Bulls, me 18 shënime nga loja, në vitin 1999.
Në takimin ndërmjet skuadrës më të mirë dhe skuadrës më të dobët të ligës, Boston Seltiks para tifozëve të vet kanë shijuar fitore, me rezultat 88:62. Më të dalluarit tek Bostoni ishin Posi, me 17 pikë dhe Garnet, me 12 pikë, por duhet theksuar se asnjë nga basketbollistët e Seltiksave nuk luajti më shumë se 25 minuta. Kobi Brajant realizoi 26 pikë në fitoren e Lejkersave ndaj Uashingtonit, pas lojës shtesë, 126:120. Krahas tij u dalluan edhe Vujaçiq, me 20 pikë dhe Ualton, me 19 pikë. Në këtë mënyrë Lejkersat për herë të 29-të në histori erdhën deri te fitorja e 50-të në një edicion.
Rezultatet
Minesota – Juta 110:103
Atlanta – Nju Jork 110:103
Boston – Majami 88:62
Toronto – Nju Orlins 111:118
Klivlend – Filadelfia 91:88
Golden Stejt – Dallas 114:104
Sietëll – Sakramento 107:120
Uashington – LA Lejkers 120:126
San Antonio - Hjuston 109:88



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj