Vogts mund Brigelin në Azerbajxhan
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, gjermani Hans Peter Brigel humbi betejën për të drejtuar përfaqësuesen e Azerbajxhanit. Lajmi vjen pikërisht nga kryeqyteti azer Baku. Por, gjithsesi një tjetër gjerman do të drejtojë vendin e Europës së largët.
Berti Vogts është përzgjedhur midis një liste të madhe kandidatësh, ku përveç Brigelit, spikatin dhe emrat e gjermanit Horst Këpel e francezit, Filip Trusier. Dy të fundit u përfolën kohë më parë edhe si kandidatë për të pasuar Oto Bariçin në stolin shqiptar.
Brigel, i cili arriti dy fitore të mëdha me Shqipërinë, ato kundër Rusisë (3-1, për eliminatoret Euro 2004) dhe kundër Greqisë (2-1, për eliminatoret e Botërorit 2006), drejtoi në nivel kombëtaresh Bahrenin për një përiudhë të shkurtër. Puna e tij e fundit ishte ajo e trajnerit të skuadrës turke Ankaragyçy (i shkarkuar dhe prej andej).
61-vjeçari Berti Vogts do të pasojë maqedonasin Gjoko Haxhiecski, i cili drejtoi Azerbajxhanin në kualifikueset e Euro 2008 (vetëm 1 fitore në 12 ndeshje). Në eliminatoret e Botërorit 2010 Azerbajxhani ndodhet në grup me Gjermaninë, Rusinë, Uellsin, Finlandën dhe Lihteshtejnin. Azerbajxhani renditet në vendin e 119 në ranglisttën botërore të FIFA-s.
Është e natyrshme, që ndeshjet më emcionuese për Berti Vogts, do të jenë ato kundër Kombëtares së vendit të tij, Gjermansië, së cilën Vogts e udhëhoqi në vitin 1996 në fitimin e Kampionatit Europian të zhvilluar në Angli. Së fundi, Berti Vogts drejtoi Nigerinë, me të cilën arriti deri në çerekfinalet e Kupës së Afrikës.
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj